Arrestohet në Spanjë Enver Bajri

Kapet në Spanjë i kreu i grupit "Bajri", Enver Bajri. Arrestimi i tij erdhi një muaj pas operacionit "Oaz", ku u kap një pjesë e madhe e këtij grupi në Shkodër. Operacioni në atë kohë u shtri në Holandë, Spanjë, Roterdam, Tiranë. Enver Bajri u arrestua në San Huan, Alicante, sot në orën 11.30. Në momentin e arrestimit iu gjet një pistolete dh 9 mije Euro. Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet