Arrestohet për terrorizëm, nëna e shqiptarit: eshtë mysliman, jo terrorist

Mediat e huaja kanë publikuar lajmin se një shtetas shqiptar është arrestuar në Malajzi për lidhjen me ISIS. Imami Klodian Zaimaj, ka qenë edhe më parë nën hetim nga Policia Shqiptare e Antiterrorit, i cili dyshohet se ka dërguar ne Siri 20 shtetas shqiptarë.

35-vjecari, babai i katër fëmijëve, rezulton të jetë themelues i një akademie për mësimin e Kuranit, në Malajzi, ku jeton prej disa vitesh me bashkëshorten dhe fëmijët. Nëna e Klodian Zaimaj, rrefen se djali i saj është mysliman dhe jo terrorist. “Vetëm një kurth mund të jetë ose një keqkuptim, sepse Klodiani asnjëherë nuuk mund të kryejë akte terroriste”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet