Arrestohet polici përdhunues/ 27-vjeçarja e denoncon pas 5 vjetësh

Shefi i stacionit policor në fushë Arrëz, Izmir Duraku është arrestuar këtë të premte, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një vajzë në ambientet e komisariatit të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015 kur ishte i emëruar si specialist i hetimit të krimeve, por denoncimi është bërë vetem kohet e fundit nga vajza në prani të psikologut. I menjehershëm ka qenë reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi një akt të ulët.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në prill të vitit 2015, ku 27-vjecarja i është drejtuar policisë pikërisht për të dononcuar abuzimin që i ishte bërë nga persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. Për më tepër përdhunimi ka ndodhur në ambjentet e komisarjatit të policisë. Izmir Duraku është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet