Arsimi i lartë, PD nxjerr në protestë forumin rinor

TIRANË - Forumi rinor i partisë demokratike mbajti sot protesten e trete para dyerve te parlamentit. Demokratet e rinj kerkojne largimin e qeverise, dhe zevendesimin e saj me qeveri teknike ne prag te organizimit te zgjedhjeve te parakohshme. Kreu demokrat Lulzim Basha u premtoi studentëve se ligjin për arsimin e lartë, një ndër arsyet kryesore pse ata kërkojnë largimin e kësaj qeverie, do ta shfuqizojë sapo e djathta të vijë në pushtet. "Të ngreni zërin për padrejtësinë që kjo qeveri u ka bërë të rinjve me ligjin për arsimin e lartë. Partia Demokratike ka qenë dhe është kundër ligjit korruptiv të arsimit. Ju jap fjalën se ky ligj do të shfuqizohet javën e parë të ardhjes sonë në pushtet dhe do të zëvendësohet me një ligj që do të shoqërohet me mundësinë e aksesit për çdo shtresë, për ‘t’u shkolluar pa diskriminim” u tha ai. Të rinjtë, anëtarë të FRPDsë që morën fjalën në këtë tubim, ndër ta studentë dhe pedagogë, thanë se protestojnë për punën e keqe të qeverisë, mosmbajtjen sipas tyre të asnjë premtimi, rritjen e nivelit të varfërisë, të krimit e korrupsionit, rritjen e tarifave të shkollimit, papunësinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet