Arta Marku, Kryeprokurore e përgjithshme

Arta Marku bën bilancin e Prokurorisë/ Vlora qarku më problematik, Dibra në fund

Arta Marku ka prezantuar sot raportin prej 380 faqesh, si bilanc të punës së Prokurorisë gjatë vitit 2018. Gjatë vitit 2018, ka patur një ulje të kallzimeve penale dhe sipas koeficientit të kriminalitetit në vend, qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra. Fusha kryesore e veprimtarisë kriminale është ajo e kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike, e ndjekur nga krimet kundër personit, korrupsioni dhe vjedhjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet