Arta Marku ka informacion të klasifikuar, Xhaferllari e përfshirë në afera korruptive

Kryetari i Këshillit të lartë të drejtësisë Ardian Dvorani dhe anetarja Arta Marku thanë të tyren sot për Marsida Gjaferllarin, e dekretuar sot nga Presidenti Meta, për anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ata thanë se Xhaferllari ka qenë e përfshirë në disa raste korruptive, bazuar në një rapor të klasifikuar dhe se në këtë mënyrë nuk plotësontë kriteret për të qenë anetare e GJK.

“Në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vlerësojmë se i përket kategorisë së kritereve të vlerësimit të përfshirë në ‘meritat’ morale, konkretisht lidhur me integritetin etik dhe moral, si edhe në reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, pavarësisht aftësive profesionale, nisur nga të dhënat që rezultojnë nga procesi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës, kandidatja Marsida Xhaferllari nuk i përmbush elementët mbi vlerat themelore të gjyqtarit dhe pritshmërinë e publikut mbi integritetin etik dhe reputacionin që duhet të gëzojë personi, i cili kandidohet për ushtrimin e funksionit kushtetues të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, në lidhje me këto dy kritere vlerësuese, kemi vlerësuar dhe pikëzuar këtë kandidate me zero pikë”, thuhet në vendim.

Nga ana tjetër anëtarët e KED, Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, e kanë vlerësuar me pikë maksimale znj. Xhaferllari për kriterin moral dhe reputacionin.

“Në anëtarët e KED Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj keni votuar për një vlerësim të ndryshëm të kriterit të meritave morale, konkretisht të integritetit etik, moral dhe reputacionit, që gëzon në shoqëri, duke i dhënë një vlerësim maksimal në të dy komponentët. I kemi dhënë vlerësimin me 18 pikë për integritetin etik dhe moral, si dhe 10 pikë për reputacionin... Lidhur me informacionin e dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që i referohet viti 2002, lidhur me figurën morale të kandidates, shumica e Këshillit, vlerësoi se nuk mund të konsiderohet si provë, që cënon integritetin moral të kandidates”, thuhet në arsyetimin e tyre.

Si pasojë e përplasjes mes anëtarëve, në vlerësimin e përgjithshëm me pikë, kandidatja Xhaferllari është renditur e fundit në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet