Asdrit Kapaj, del para gjykatës britanike. Hajduti famëkeq vidhte shtëpitë e të pasurve në Wimbledon

Nga Arben MANAJ - Londër

Asdrit Kapaj, 42 vjeçar, sipas shtypit britanik me origjinë nga Gjormi i Vlorës, mendohet se është njëri nga plaçkitësit më inteligjentë dhe përfitues jo vetëm në Britani por edhe në një seri vendesh të europës për nga vlera e sendeve të vjedhura nëpër shtëpitë e të pasurve dhe të famshmëve në Wimbledon të londrës.

Skifteri shqiptar ka pranuar para gjykatës se është fajtor për 21 plaçkitje që nga viti 2008 me një vlerë të bizhuterive ku sipas policisë kap vlerën e 10 milion stërlinave. Babai i dy fëmijëve, jetonte duke patur një dyqan Fish & Chips në Manchester dhe udhëtonte mbi 200 milje gjatë natës drejt londrës për të kryer vjedhjet në zonën e Wimbledon. Fillimisht ai kishte punuar si elektriçist nga ku mund të çaktivizonte kamerat e sigurisë dhe sistemet e alarmeve nëpër banesa. I arrestuar në shkurt të këtij viti, policisë britanike iu deshën mbi 10 vjet punë për ta kapur, pasi ai ishte mjaft inteligjent.

Ai ishte mjaft i sofistikuar në momentet e vjedhjeve, pasi nuk linte rrëmujë nga pas, ndërkohë që ngjitej nga tubat e kullimit nëpër banesa dhe maskohej. Kapaj rezulton se ka vjedhur edhe shtëpinë i ish legjendës së tenisit Boris Beyker dhe ish futbollistit francez Nicolas Anelca, i cili në një rast e ndoqi me vrap nga pas por nuk arriti ta kapte dot. Mbetet mister se si ky njeri plaçkitës dhe familjar arriti t’i shmangej kaq mirë policisë e cila në disa raste vendosi edhe policë të fshehur që jetonin në banesat e viktimave, apo ku i çonte sendet e vjedhura të cilat nuk rezultojnë se janë shitur në tregun e zi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet