Asgjesimi i kartëmonedhave të dëmtuara në Bankën e Shqipërisë, firma e tretë e parregullt

Prokuroria e Tiranës nxorri urdhërsekuestrimi për dokumentacionin e Bankës së Shqipërisë, në lidhje me asgjesimin e kartëmonedhave të dëmtuara gjatë viteve 2010-2014. Urdhri i sekuestros është lëshuar pasi Prokuroria regjistroi procedim penal në lidhje me raportin e auditit të hartuar nga KLSHja. Sipas hetimeve të deritanishme, janë gjetur anomali në lidhje me procedurën e ndjekur me asgjesimin e kartëmonedhave. Sipas raportit të KLSHsë, në komisionin që ka bërë procesverbalet e asgjesimit, kanë qënë Ardian Bitraj dhe mimosa Bruzia, të dënuar tashmë për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Nga hetimet rezulton se firmat e të dënuarve janë të rregullta, ndërsa firma e tretë në të gjitha rastet duket e aprregullt. Për këtë arsye, është kërkuar kryerja e një akt ekspertimi. Bazuar në të dhënat e KLSHsë, për asgjesimin e monedhave përdoreshin dy makineri, ku njëra prej tyre nuk ruante asnjë të dhënë në lidhje me procesin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet