Avokatët kërkojnë të mos pajisen me kasë

Avokatët penalistë kërkojnë shfuqizimin e vendimit për pajisjen me kasë fiskale. Ateherë asnjë profesionist i lirë nuk duhet t'a ketë

TIRANE - Shoqata e avokatëve penalistë kërkon që avokatët të mos pajisen me kasë, por të përdorin vetëm fatura tatimore për shkak se "s'mund të japim kupon tatimor për çdo këshillë juridike që bëjmë" citon kreun e avokatëve penaliste Saimir Vishaj, shqiptarja.com. Vishaj i ka dërguar një letër ministrit të Financave, Shkelqim Cani ku shkruan se avokatia është një nga shumë profesionet e lira dhe ofron shërbime konsulence në zyrë, për këtë nuk mund të lëshojë kupon tatimor për këshilla juridike. Një kërkesë që fare mirë mund t'a bëjnë dhe profesionistët e lirë të tjerë. Nëse për to nuk do të bëhet atëherë pse për avokatët duket të merret në konsideratë ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet