Atentat në Shkodër, vriten dy vëllezërit Bilali

Vazhdon zinxhiri i vrasjeve mafioze në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të shtune janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. 10 plumba iu kanë marrë jetën dy vëllezërve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kiras” në Shkodër rreth orës 09:30 minuta, ndërkohë që pak minuta pas vrasjes, në zonën e Livadheve është gjetur një makinë e djegur tip “Benz”, ngjyrë bezhë, që dyshohet se iu përkiste autorëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pista e parë ku po heton policia është ajo e hakmarrjes. Pas kontrolleve të shumta të Policisë në Shkodër me urgjencë ka mbërritur ka mbërritur Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ka zhvilluar një takim me drejtuesit e komisariatit, dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet