Atentat në Tiranë, vritet 33 vjeçari Arben Bilali

33 vjeç, ish polic, quhej Arben Bilali. I riu gjeti vdekjen pas një atentati në një nga lokalet e Tiranës. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në Rruga: “Irfan Tomini” në kryeqytet. Autori qëlloi viktimën në bark dhe më pas në krah. I riu ka mundur të ngrihet dhe është ndihmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët e shoqëruan për në spital. Arben Bilali gjeti vdekjen në Spitalin ushtarak të tiranës. Arben Bilalit i është bërë një atentat edhe në maj të vitit 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur po në zonën e Selitës. Ndërsa disa muaj më pas, në gusht të vitit 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllanë, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos, 33-vjeç, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet