Auditi i KLSH në spitalin e Vlorës: L26 milionë shpërdorime me taksat e qytetarëve

Kontrolli i lartë i shtetit ka depozituar dosjen me provat në Prokurori, për Drejtorin e spitalit psiqiatrik të Vlorës Kujtim Llapi, i cili dyshohet për "shpërdorim detyre" dhe shkaktimit të një dëmi prej L26,4 milionë ndaj shtetit. KLSH i ka propozuar Ministrisë së shëndetësisë largimin e tij nga detyra. Në shumat e tepërta janë lavanteritë, furnizimi me inventar ekonomik për Spitalin psiqiatrik të Vlorës, pastrimi i brendshëm i spitalit dhe ai i jashtëm. Evadimi i mbetjeve urbane, për të cilin është paguar dy herë për të njëjtin shërbim. Në lidhje me përmirësimin e punës KLSH ka rekomanduar 15 masa organizative, 14 masa për shpërblim dëmi dhe 6 masa disiplinore. Spitali psiqiatrik "Ali Mihali" në Vlorë, nuk ka kthyer përgjigje brenda 20 ditëve, që nga marrja e raportit të KLSH.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet