Austrian Airlines hap fluturimet me Shqipërinë

Tirana International Airport (TIA) ka bërë të ditur se Austrian Airlines hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët EU përfitojnë për momentin.

Kompania kishte pezulluar përkohësisht fluturimet nga 16 korriku, pasi Austria ndali të gjithë fluturimet nga Shqipëria në territorin e saj, si rrjedhojë e përkeqësimit të shifrave të pandemisë. Një tjetër fluturim që rifillon pas pesë muajsh është ai i Lufthansa drejt Frankfurtit. Ndërsa Wizz Air ka filluar me një tjetër destinacion, Tiranë – Heraklion.

Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizime pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.

TIA njoftoi se për ditën e shtunë janë të konfirmuara 35 fluturime:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Turkish Airline – Tiranë – Antalia dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Fly Bosnia – Riyadh – Tiranë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

LOT – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim

SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim

Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Fly Bosnia – Kuwait – Tiranë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Heraklion dhe kthim (Destinacion i ri )

British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet