Autobusët ndërqytetas pa stacion. Veliaj, përdorni terminalin e përkohshëm. Veriu ''endet rrugëve''

TIRANE - Udhëtarët që do të shkojnë në shqipërinë e jugut, që nesër janë të lutur të paraqiten tek terminali e ri, në hyrje të tiranës. E tha kryebashkiaku Erion veliaj, të dielën, nga terminali i përkohshëm i autobusëve në sheshin Shqiponja. Janë 250 autobusë që udhëtojnë nga Tirana në jug, Shqipëria e mesme, dhe anasjelltas. Ata nuk do të futen më përmes tiranës, duke çliruar shumë trafikun e qytetit. Terminali aktual do të përdoret derisa të përfundojë investimi i dy të tjerëve në hyrje të qytetit. Autobusi i parë niset në orën 04:30 të mëngjesit, bashkë me të dhe sistemi i taksive.

Veliaj kërkon që udhëtarët të përdorin autobusë të liçensuar, janë "të sigurt dhe të lirë". Policia bashkiake dhe policia e shtetit "do të marrin të gjitha masat për kundërvajtësit" dhe "nuk të ketë asnjë tolerancë për mjetet që ngarkohen me pasagjerë jashtë terminalit të ri të autobusëve" paralajmëroi sot.

"Ne do të kërkojmë bashkëpunimin e përfaqësuesve të shoqatave apo edhe çfarëdolloj drejtuesi të autobusëve apo mjeteve të ligjshme, me qëllim që të luftojmë pa kompromis të gjithë informalitetin në qytetin e Tiranës, çka bëhet pengesë edhe për mbarëvajtjen e punës" tha Drejtori i Policisë bashkiake të tiranës, Ermal Kapllani i pranishëm në këtë inspektim.

Dy terminalet e reja, oraret dhe liçensat pritet të zgjidhin një herë e mirë problemin e udhëtarëve të transportit publik, i rënduar deri tani nga turma e tepërt brenda, kushtet e këqija dhe evazioni me biletat, por njëkohësisht lë ende pa rrugëdalje linjat po kaq problematike të veriut, që Veliaj, premtoi sot se do të zgjidhen shpejt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet