Avramopulos: Bashkëpunim me Ballkanin kundër krimit

Deklarata pas takimit të ministrave të Brendshëm të BE në Bruksel

Dimitris Avramopoulos, eurokomisioneri për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme deklaron se bashkëpunimi me Ballkanin për sigurinë, mbrojtjen e kufinjve dhe luftën kundër trafiqeve është tashmë në këtë kohë më i rëndësishëm se kurrë. Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe ministri i Brendshëm i Bullgarisë, shtet i cili ka presidencën e radhës së BE.gjatë konferencës për shtyp pas takimit të ministrave të brendshëm tê Bashkimit Europian në Bruksel, ku janë diskutuar disa çështje lidhur me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit në BE, Avramopoulos u shpreh se bashkepunimi me Ballkanin në këto aspekte është bërë më i rëndësishëm se kurrë.

“Dua të ndalem te vendet e Ballkanit, ku bashkëpunimi për migracionin, sigurinë dhe mbrojtjen e kufinjve është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Ne duam të vazhdojmë të angazhohemi me Ballkanin në të gjitha aspektet, duke përfshirë mbrojtjen e kufinjve të BE-së, luftën kundër terrorrizmit, luftën kundër radikalizimit, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, trafikut të qëlieve njerëzore dhe trafikut të armëve", është shprehur Dimitris Avramopoulos.

Ndërkohë që, Valentin Radev, ministri i Brendshëm Bullgar ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Avramopulos. "Së bashku me ministrat e brenshëm të Bashkimit Europian, ne diskutuam fushat në të cilat bashkëpunimi me vendet e Ballkanit duhet të rritet, që kanë të bëjnë me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, trafikut të armëve dhe trafiqeve të tjera, si dhe mbrojtjes së kufinjve", është shprehur ministri i Brendshëm Bullgar.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet