Azilantët, Gjermania 'ndez' sistemet e sigurisë. Biletat në këmbim të shenjave të gishtërinjve

Berlini ka katër ditë që ka adoptuar proçedurat e përshpejtuara. Ministria e brendshme gjermane publikon shifrat e muajit Gusht

TIRANE - Që prej katër ditësh funksionon 'proçedura e përshpejtuar' për qytetarët shqiptarë që pretendojnë azil ekonomik në Gjermani. Azilantët nuk do të qëndrojnë më për dy muaj në kampe derisa të vijë përgjigja pas ngadalësisë së verifikimit të të dhënave, por 3-4 ditë. Pas kësaj, do të kthehen në atdhe, si pasagjerë, ose forcërisht nga policia gjermane. Kostoja për kthimin e refugjatëve është pjesë më vetë. Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe azilantëve ekonomikë, që në një pjesë të mirë të tyre marrin para borxh për rrugën drejt gjermanisë, do t'u duhet t'a paguajnë vetë biletën e kthimit. Opsionet janë dy: të kthehen vetë, duke paguar biletën në këmbin të mosmarrjes së shenjave të gishtërinjve në policinë kufitare, pra të ruajnë 'reputacionin' ndaj sistemeve të sigurisë europiane, ose nga policia. Në këtë rast, shteti gjerman i paguan udhëtimin, ndërsa udhëtari rregjistron shenjat e gishtërinjve në sistemet kufitare dhe policia e lajmëron se në territorin gjerman, mund të mos shkelë për dy vjet, kjo një e dhënë jo zyrtare. Çështja e azilantëve shqiptarë është kthyer në një temë diskutimesh në arenën ndërkombëtare ku në një pjesë të mirë të rasteve, europianët kanë 'kruajtur kokën' për të gjetur shkakun para këtij fluksi të madh qytetarësh shqiptarë që kërkojnë azil ekonomikë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e brendshme gjermane janë shokuese dhe deri diku të bëjnë për të qeshur. Shqipëria vjen menjëherë pas Sirisë e cila në Gusht rregjistroi 10,440 azilkërkues, Shqipëria 8,308, pas saj fqinji ynë Serbi me 2,479, Afganistani 2,304, Iraku me 1,801, Maqedonia me 1,470 dhe Kosova me 781. Azilantët sa vijnë e rriten dhe deri tani nuk ka një shenjë që ky numër mund të ulet.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

1 Komentet