
Azilantët, miratohen proçedurat e përshpejtuara për shqiptarët
Vendimi i Komisionit Europian: Shqipëria dhe gjashtë shtete të tjera konsiderohen vende të sigurta
BRUKSEL - Shqipëria së bashku me gjashtë vende të tjera të rajonit ndër to, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Turqia dhe Kosova janë të sigurta. Qytetarët e këtyre shteteve nuk kanë më të drejtë të kërkojnë azil ekonomik dhe nuk do të marrin statusin e refugjatit. Ky është urdhri i ri i presidentit të Komisionit europian Jean-Claude Juncker, i bërë publik në faqen zyrtare të komisionit. Riatdhësimi i tyre do të bëhet me proçedurë të përshpejtuar. Këto shtete kanë nënshkruar pjesën më të madhe të traktateve ndërkombëtare, shkruan Juncker, dhe nuk ka arsye që qytetarët e tyre të kërkojnë statusin e refugjatit. Pjesa më e madhe e tyre janë vende kandidate që kanë përmbushur të ashtëquajturat 'kriteret e Kopenhagen'.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
2 Komentet
ca do bejne ketu ? rama ua nxiu jeten me taksa nuk ka pune ka vetem taksa per tu pagu prandaj njerezit vrasin veten
shqiptaret nuk jane ne vete mire bejn qe i kthejne