BE në sherr për emigrantët

Shumë emigrantë të ikur nga vendet e luftës. Vendet e BEsë ende nuk bien dakord për menaxhimin e krizës

GJENEVË - Bashkimi Europian ka pritur një numër rekord emigrantësh muajin e kaluar dhe kjo ka shkaktuar debate të ashpra ndërmjet vendeve, për menaxhimin e kësaj krize, e cilësuar si fluksi më i madh që pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Vetëm në brigjet e greqisë kanë mbërritur 21 mijë emigrantë nëpërmjet detit gjatë javës së kaluar nga Siria, Iraku dhe Afganistani, sipas një stime të bërë nga organizata e OKBsë. "Në një javë ka pasur aq të mbërritur në Greqi sa në gjashtë muaj në vitin 2014" tha Komisariati i Lartë për refugjatët. Bashkimi Europian u angazhua për të mbështetur financiarisht Greqinë. Gjermania, destinacioni i zgjedhur nga shumë imigrantë, po përgatitet të rrisë numrin e azilkërkuesve për vitin 2015,deri në 750 000, një shifër rekord. Sipas statistikave të Eurostat, në vitin 2014, vetëm Gjermania ka pritur 32,4 për qind të të githë azilkërkuesve të mbërritur në BE. Në nivelin e kufirit franko-britanik, Parisi dhe Londra do të nënshkruajnë nesër një marrëveshje për imigrantët që mblidhen në Kalais, nga krahu francez i La Manshit, që do të përqendrohet kryesisht tek siguria, lufta kundër rrjeteve kriminale të trafikantëve dhe ndihmat humanitare, sipas ministrit francez të Brendshëm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet