Babai i 20 vjeçares nga Peshkopia kërkon azil nga Ambasada amerikane

Babai i 20 vjeçares nga Peshkopia, e cila realizoi videon me kreun e bashkisë Dibër, Shukri Xhelilin ka treguar për situatën e vështirë me të cilën po përballet familja e tij. Sipas Aqif Allës, ai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë kërcënuar me jetë nga persona të afërt me Kryetarin e bashkisë. Ai shprehet gjithashtu se u vjen turp të dalin nga shtëpia, për këtë arsye kanë lënë dhe punën, duke u zhytur në vështirësi të mëdha ekonomike. Ndërkohë ai tregon se vajza e tij është mbyllur në dhomë prej ditësh dhe ka kaluar në depression. Alla është i befasuar nga neglizhenca e Partisë socialiste Dibër, drejtuesit e të cilës nuk kanë ardhur të kërkojnë ndjesë për atë që ndodhi. I ndodhur në një situatë tepër të vështirë, ai ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës amerikane për tu larguar nga vendi. Përsa i përket Shukriut, babai i 20 vjeçares thotë se nuk ka ndërmend të marrë hak, ndërkohë që shton se Anisa nuk është shpërblyer për videon.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet