Babai i Alda Canajt kallëzon penalisht moderatorin e njohur

Faslli Canaj babai i Alda Canajt, e cila u vra së bashku me të ëmën në vitin 2011 nga ish-agjenti i SHISH-it Marjan Rroku, ka kallëzuar penalisht për fyerje moderatorin Ardit Gjebrea. Canaj pretendon se Gjebrea ka kryer veprën penale të ‘fyerjes së kryer botërisht’, gjatë transmetit të intervistës me Marjan Rrokun në qeli, në një nga intervistat e rubrikës’24 orë’ të emisionit ‘Ediela shqiptare’. Babai i Aldës, ka depozituar në prokurinë e Tiranës një kallëzim, ku kërkon nisjen e hetimieve ndaj Gjebresë. Canaj shprehet se faktet e pavërteta të pohuara nga Rroku në intervistë, kanë rënduar gjëndjen shëndetësore dhe mendore të tij. Sipas tij këto deklarata i kanë cënuar dinjitetin dhe personalitetin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet