Barinjtë zbulojnë një kufomë mashkulli në Kodrën e Selitës në kryeqytet

Policia e Tiranës ka gjetur nëj trup të pajetë paraditen e së dileës në Kodrën e Selitës në Tiranë. Njoftimi në polici është bërë nga barinjtë e zonës. Nga hetimet paraprake rezulton se kufoma është e seksit mashkull, jo më shumë se 25 vjeç. Mësohet se koka është gjetur e ndarë nga trupi, ndërsa ende nuk janë gjetur gjymtyrët e tjerë nga policia. Policia bën me dije se rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta, ndërsa rezulton se viktima nuk ak shenja dhune në kokë. Sipas burimeve, trupi mund të ketë qenë i varrosur dhe është zbuluar nga shirat e rrëmbyeshëm apo edhe kafshët. Ndërkohë ende nuk ka mbërritur askush në morgun e Tiranës, për të bërë identifikimin e kufomës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet