Basha me Sindikatat: Paga minimale 300 euro në 6 muajt e parë të qeverisjes sonë

“Brenda 6 muajve të parë të qeverisjes, rrisim pagën minimale në 300 euro. Deri në fund të mandatit, paga minimale rritet në 400 euro”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka marrë pjesë në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Basha tha se jetojmë në një vend në pamundësi punësimi, ku shumë pak gjejnë një vend punë, ku rroga minimale përtej çdo kufiri të pranueshme dhe kostot e jetës janë rritur në maksimum.

“Biznesi i vogël në kolaps dhe i asfiksuar nga taksat dhe kostot e energjisë, karburantit dhe kostot bazë. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, ata nuk paguajnë dot faturat minimale. Jeta po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe më e papërballueshme, mundësia për të mbështetur familjet është me e vogël dhe po i detyron ato pasivisht të largohen drejt dëshpërimit dhe emigracionit. Shkaqet e kësaj është kultura e korrupsioni e cila është përfshirë dhe karakterizon jetën e shqiptarëve në arsim, shëndetësi dhe kudo”, tha ai.

Po ashtu Basha tha se me zgjedhjet tona një farsë, me drejtësinë inekzistente me korrupsionin, krimin dhe krimit në lulëzim ëndrrën tonë për t’ju bashkuar BE-së, largohen çdo ditë.

“Kjo qeveri për dy mandate në pushte ka dështuar dhe ata që paguajnë faturën e dështimit të tyre janë rinia, punëtorët pensionistët”, tha ai.

Në vijim Basha theksoi se për të dalë nga kjo gjendje na duhet një drejtim i ri, na duhet një ndryshim dhe na duhet shpejt.

“Opozita e bashkuar, PD e kanë këtë plan, vizionin për një Shqipëri evropiane dhe së bashkua me ekspertët tanë ndërkombëtar ne po bëjmë gati shpalosjen e këtij plani. Hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e vendit në një vend atraktiv për investimet e huaj, paketën tonë të mbrojtjes së interesave të biznesit të vogël, rikthimin e taksës së sheshtë në nivelin 9%”, tha ai.

Basha tha se që ditën e parë të qeverisë do të bëjmë një plan kombëtar për të luftuar korrupsionin.

“Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarke që shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për te investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Gjithashtu Basha tha se “Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e mirëqenie. Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe për çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë”. /j.p/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet