Basha, me djegien e mandateve fillon rrugëtimi europian

Për partinë Demokratike, djegia e mandateve ka filluar rrugëtimi europian. Ndërsa pak më parë Shefja e diplomacisë europianë Federica Mogherini dhe se Hahn thanë se djegia e mandateve minon integrimin e Shqipërisë në BE(http://hermesnews.al/aktualitet/Fillon-protesta-para-parlamentit!-THIRRJE-PER-STABILITET!.html). “Sot bëjmë realitet djegien e mandateve. T’i bindemi urdhrit të sovranit për të mos qenë fasadë e një kuvendi të kapur nga krimi. Beteja do vijojë derisa të kthehet legjitimiteti. Dita e sotme, është ditë shprese”, tha Basha Pas tij, qytetarëve iu drejtuan deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se kjo betejë e re nisi me të gjithë shqiptarët për të larguar përfundimisht këtë shtet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet