Basha nuk provoi akuzat ndaj Balles, gjyqtari i vendos gjobën ''për shpifje''

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha gjobitet për shpifje. E akuzoi deputeti socialist Taulant Balla, në Korrik të vitit të kaluar. Në atë kohë Basha pat thënë se Balla ishte garantues për 3,4 milionë Euro të sekuestruar në portin e Durrësit. Gerd Hoxha gjykatësi i cili ende nuk ka kaluar vetingun arsyetoi se deklaratat publike kishin qëllim denigrues, pasi nuk ka prova. "Përderisa nuk ka qëllim informues, është shpërdorim i lirisë së shprehjes që mbrohet nga nenet 22, 23, 73 të Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ....të bëra me qëllim për të njollosur nderin, reputacionin dhe vlerësimin...e z.Taulant Balla". Ky është vendimi i parë që jepët pas miratimit të paketës "Antishpifje", ku një personal i jetës politike dënohet për deklaratat e tij. Gjyqtari Hoxha është në proçes rivlerësimi të figurës dhe pasurisë, dhe ende nuk ka kaluar në Veting.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet