Bashkia e Shkodrës, precendenti i parë në histori. Flasin ekspertët

Komisioni qëndror i zgjedhjeve pritet ti japë një zgjidhje situatës në Shkodër, pas kërkesës së bërë nga Briseda Kadiu, kryetarja e re e Këshillit. Në ditët e ardhshme këshilli do ti drejtohet me një lëtër dhe Këshillit të ministrave. Ekspertë të çështjeve zgjedhore pohojnë se jemi përpara një rasti shumë të komplikuar nga pikpamja ligjore. Ata theksojnë se nëse Valdrin Pjetri paraditen e të Hënës do të ishte betuar si kryetar i bashkisë Shkodër e më pas kryeministri menjëherë do ta shkarkonte, atherë situata do të ishte më pak e komplikuar. Por a ka kompetencë ligjore këshilli bashkiak Shkodër ti drejtohet KQZ? Jemi në kushtet kur është krijuar një vakancë në Bashkinë e Shkodrës që duhet të plotsohet vetëm përmes një procesi zgjedhor. Pra ribërje e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Shkodër. Dhe për këtë është natyrisht i nevojshëm që data të përcaktohet nga presidenti i republikës, mbështesin ekspertët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet