Bastet online, tashmë me liçencë

Të gjithë ata që duan të krijojnë një aktivitet bastes online, duhet të pasjisen me liçencë. Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit është autoriteti i autorizuar për pajisjen e subjekteve me licencë për kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”. “Lojëra elektronike në distancë”, janë lojërat e fatit on-line, ku lojtarët marrin pjesë nëpërmjet përdorimit të komunikimit në distancë, internetit, telefonit. Aplikimi kryhet me dorëzimin e kërkesës për pajisje me licencë pranë Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Kriteret: të jetë shoqëri aksionare me seli në Shqipëri, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”; Shuma e kapitalit të jetë jo më pak se 1 200 000 000 lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”; Subjekti aplikues ose të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit; Të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla; Të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit, në përputhje me parashikimet e këtij vendimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet