Behxhet Pacolli nuk lejon ambasadoren e kosovës në Suedi të marrë pjesë në ceremoninë e cmimeve Nobël. 'Peter Handke, adhurues i Milosheviçit'

Përfaqësuesit e kosovës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e ndjarjes së çmimeve Nobël në Stockholm këtë vit, pasi gjithçka bie ndesh me shkrimtarin austriak racist Peter Handke, i cili është një zë suportues ndaj ish-kasapit të ballkanit Slobodan Miloseviç. Gjithçka është thënë nga Ministri i Jashtëm i kosovës Behxhet Pacolli gjatë një deklarate në rrjetin social Twitter.

“Unë e deklaroj se ambasadorja jonë Shkëndija Geci Sherifi, do të bojkotojë ngjarjen e ndarjes së çmimeve, për shkak të fituesit Peter Handke, një mik dhe mbështetës i vrasjeve të milosheviçit. Pres, gjithashtu që edhe ambasadori i shqipërisë të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Pacolli.

Fitorja e Handke ka shkaktuar një seri reagimesh në rajon. Protestues të shumë zunë vend përpara ndërtesës së ambasadës së suedisë në prishtinë. Bosnjakë dhe të mbijetuar të personave që u masakruan dhe u vranë në bosnjë në vitit 1992-1995 kanë protestuar po ashtu para ambasadës suedeze.

Ata kanë akuzuar Handke ndër të tjera se ai ka kundërshtuar masakrën e srebrenicës. Një protestë e madhe është parashikuar të mbahet në Stockholm ditën e martë në datën 10 Dhjetor, gjatë zhvillimit të ndarjes së çmimeve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet