Belind Këlliçi nxjerr videon nga protesta: 'Erdhën si hienat pas shpine'

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia gjatë aksionit për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Ai ka postuar në “Facebook” një video, ku është protagonist vetë, dhe ku sipas tij, duket qartë që efektivët u shfaqën në mënyrë të beftë. Këlliçi ka deklaruar se këtë video duhet ta shohë edhe prokuroria.

“Sikur të luftonte krimin dhe drogën, njëlloj si i suli policinë artistëve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Teatri Kombëtar, sot Shqipëria do ishte vendi më i sigurtë dhe jo Kolumbia e Europës. Kushdo që kishte dyshimin më të vogël se çfarë po bënim ne kur nisi dhunën policia e krimit, vetëm shikoni pamjet! Erdhën si hienat pas shpine! Këto pamje mund t’i shohë dhe prokuroria, për të cilën jam kurioz se cilat do të nxjerrë si justifikime të radhës në mbrojtje të Edi Ramës!”

Gjatë aksionit për të shembur Teatrin Kombëtar forcat e policisë hasën në kundërshtinë e artistëve dhe opozitarëve që ishin ngujuar aty. Të dielën pati konfrontime të shumta fizike mes tyre dhe efektivëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet