
Bënin fatura fiktive, arrestohen 15 biznesmenë në Tiranë
Janë 15 administratorë të shoqërive dhe kompanive të ndryshme të cilët janë arrestuar në Tiranë nën akuzën për shitje dhe blerje me fatura fiktive (me tvsh), në shumën prej 25,7 milionë lekë. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi. Policia sqaron se biznesmenet e ndaluar kanë aktivitete të ndryshme ekonomike si: ndërtime, import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi. Shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor. Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet