Berisha është jashtë loje. Protestat nuk ekstremizohen si më parë. Gjërat kanë ndryshuar

Ndërsa PD i konsideron triumf këto protesta, dhe PS një tentativë destabilizimi që po i bën një dëm të madh ekonomisë dhe turizmit, ish kreu i inteligjencës Fatos Klosi thotë të tijën. "Një marshim absurd. Opozita me këtë rrugë nuk arrin asgjёkundi. Pushteti nuk merret më me dhunë", tha ai për gazetën Sot. Shton për Bashën. Ka përdorur fjalë të mëdha dhe tani nuk ia del dot. Protestat nuk të çojnë askund. Për të, zgjidhja e vetme është dialogu mes palëve dhe testimi i PD/LSI në zgjedhjet lokale. Opozita kërkon ti dorëzojë pushtetin, por ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë. Ka një testim. Quhet zgjedhje lokale. Të shohin si ecën koalicioni me LSI. Më pas janë zgjedhjet e përgjithshme ku ndërron qeveria. Djegia e mandateve ishte e nxituar. "Tani janë penduar dhe duan trazira", thotë Klosi. "Destabilizimi nuk mund të arrihet. Shumë qytetarë e mbështesin opozitën, por edhe më shumë janë nëpër rrugët e Tiranës duke bërë punët e tyre. Kështu që nuk ka rrezik destabilizimi”, u shpreh ish kreu i SHISH.Autoriteti i Bashës brenda kampit blu është në rritje. Demokratët e njohin si liderin e tyre. Berisha kërkon revolucion me dhunë, prandaj është jashtë lojës dhe pse komandon ende shumë njerëz brenda në PD. Klosi ka dhe një paralajmërim për Berishën. Gjërat kanë ndryshuar, protestat nuk mund të ekstremizohen si më parë. Ata që e bëjnë nuk shpëtojnë dot më kollaj. Gjërat kanë ndryshuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet