Besim Trezhnjeva kalon në proçesin e Vettingut

Besim Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që kalon në sitën e procesit të Vettingut, ku do të vlerësohet për burimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës.

Më parë, në ‘rrjetën’ e Vettingut kanë kaluar dhe gjyqtarët Fatos Lulo (u skualifikua) dhe Vitore Tusha (u kualifikua) të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për rivlerësimin e gjyqtarit Trezhnjeva me trup gjykues të përbërë nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia ndërsa gjyqtari Trezhnjeva mbrohet nga avokati Fatmir Brraka.

Sipas KPK, ai nuk ka qenë bashkëpunues me Komisionin.

Por avokati Fatmir Braka, ka kërkuar të caktohet një grup ekspertimi për për të bërë rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhëna për pasurinë nuk qëndrojnë. Komisioni vendosi të rrëzojë këtë kërkesë të mbrojtjes për grupin e ekspertimit për pasurinë, duke theksuar se KPK i ka vetë kushtet ta bëjë këtë vlerësim.

Po ashtu, KPK vendosi që ditën e premte të japë edhe vendimin për gjyqtarin Trezhnjeva.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni  e Enjte 12 Prill, 2018

    I shkreti Besim. Nuk ja kane marre parasysh te ardhurat e periudhes 1984-1992! Kishte kene ne rregull duke pase parasysh rrogen mujore te asaj kohe (......)!!!!