Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, urime edhe nga presidenti Nishani

Besimtarët në gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Në Tiranë, besimtarët kryen ritualin e faljes në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’. Ndërkohë krerët myslimanë përcollën urimet e tyre për paqe dhe begati . Kreu i KMSHsë, Skënder Bruçaj, tha se lutjet janë për të gjithë bashkombasit, për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Edhe presidenti Bujar Nishani shprehu urimin e tij për këtë festë. Në fjalën e tij kreu i shtetit është shprehur se Kurban Bajrami na frymëzon për t’u gjindur sa më pranë dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Nishani e ka paralelizuar këtë ditë me shenjtërimin e Nënë Terezës, si simbol i bamirësisë dhe përkujdesjes ndaj më të dobëtit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet