Bilanci i aksidenteve për 2017, numri i vdekjeve më i ulët se viti 2016

I ftuar në një emision televiziv, drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore, Mitat Tola, bëri një bilanc të aksidenteve dhe numrit të viktimave për vitin 2017. Tola deklaroi se numri i viktimave për shkak të aksidenteve është më i ulët në 2017 krahasuar me 2016. Në vitin që po lemë pas janë shkaktuar 215 persona, ndërsa në 2016, 270 viktima janë shkaktuar nga aksidentet rrugore.

“Për 2017 kemi regjistruar 1982 aksidente në raport me 2039 aksidente që kanë ndodhur vitin e kaluar. Pra deri në mbrëmjen e sotme jemi -57 aksidente si numër, pra kemi ulje të numrit të aksidenteve. Deri më sot kemi 48 persona të vdekur më pak, kemi 79 persona të plagosur rëndë më pak dhe 30 persona të plagsur lehtë me pak. Është ulja më e madhe në të gjithë historikun tonë pas viteve 90, të numrit të aksidenteve, të pasojave të tyre. Sot ne regjistrojmë 215 persona të vdekur, në raport me 270 që kemi pasur në 2016.

Për vitin 2017 persona të ndëshkuar për shkelje të normave në këtë drejtim, pra të përdorimit të pijes alkoolike përtej normave të lejuar, pra në gjendje të dehur janë mbi 1800 persona për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Ndërsa numri i patentave të pezulluara për përdorim alkooli ka shkuar në 3000-3500 leje drejtimi”.

Për vitin e ardhshëm Tola tha se fokusi i policisë është të parandalojë me anë të kontrolleve. Në 2018 do të përfundojë monitorimi dixhital i akseve rrugore, ku prezenca policore do të ulet ndjeshëm, kështu qytetarët do të udhëtojnë të sigurtë, por do të jenë më të monitoruar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet