Bilanci i përmbytjeve, 3193 banesa nën ujë

Prej tre ditësh i gjithë vendi është i mbuluar nga uji për shkak të reshjeve massive. Situata më alarmante është në qytetin e Vlorës dhe në Fier për shkak të daljes së Vjosës nga shtrati. Rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura janë përballur me situatë tejet të vështirë në këto zona ku kanë mundësuar evakuimin e 89 personave. Në Nosovelë të Vlorës gjithashtu është shpallur gjendja alarmante. Shtabi i Emergjencës së bashku me Forcat e Armatosura arritën të evakuonin 40 familje në zonat e përmbytura. Ndërkaq vetëm në urën e Mifolit ndodhen nën ujë rreth 350 banesa dhe 1000 ha tokë. Me një situatë të vështirë po përballet dhe fshati Ferras në prefekturën e Fierit, i cili ndodhet i gjithi nën ujë dhe niveli ka arritur deri në 2 metra. Sipas bilancit të deri më tanishëm janë rreth 507 familje të evakuuar, 1594 persona të evakuuar, rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur dhe 49 shkolla të dëmtuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet