Biznesmeni amerikan bën publike foton e dhunuesit

Fadi Mitri, ka bërë dje publike përmes mediave, foton e agresorit , i cili më 10 shtator e dhunoi barbarisht me një shkop bejsbolli në rrugën e Rinasit. Në foto duket personi që del nga makina me një objekt në dorë, ndërsa tjetri qëndron në makinë për të filmuar ngjarjen. Pas kaq ditësh, policia ende nuk ka një të ndaluar konkret, përveç tre personave që u shoqëruan si të dyshuar. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Omnix Group’, ka njoftuar tërheqjen nga Shqipëria’. Presidenti i saj Jamal Abu Issa, ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ndihesh i sigurt, ndërkohë që ka akuzuar edhe policinë për ngadalësimin e hetimeve.

‘Omnix kishte në plan ndërtimin e një objekti prej 450 milion $ në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt konsistonte në ndërtimin e një hoteli me yje, 370 dhoma suita, ambiente për shëtitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, boulevard, bare, restorante. Githashtu synohej hapja e 1200 vendeve të punës deri në vitin 2018. Projekti do ta bënte Shqipërinë destinacionin turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan’, përfundon deklarata e kompanisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet