Bledi Mane: 'Eja ulërit me mua për poshtërsitë e Gjin Gjonit'

Dhuna, poshtërimi dhe flakja në rrugë e 15 banorëve dje e ka bazën këtu. Fillesa është tek ky vendim i gjykatës së Apelit, Tiranë. Po ua sjell kopjen e vendimit për të ilustruar poshtërsinë. Në vitin 2010 gjykatësi lapanjoz Gjin Gjoni i premton ndërtuesit Aleksandër Gavoçi zgjidhjen e ngërçit të një prone me disa familje q[ jetojnë në afersi të gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në kryeqytet. Dosja u kopsit nga vetë gjyqtari i Plepave dhe vendimi pa asnjë lloj pakti paraprak mes palëve, ishte pro shkodranit Gavoçi.

Në po të njëjtin vit, më 2010, Gjin Gjoni ble tokën, por vetëm tokën brenda kompleksit rezidencial "Rrolling Hill" (në afersi të TEG-ut) dhe ndryshe nga banorët e tjerë, vilën e tij gjigande e ndërton firma "Koloseum" me pronar Sandër Gavoçin. 890 metra katrorë sipërfaqe rekreacioni dhe banimi, pishinë, 18 dhoma, 6 wc. Gjin Gjoni nuk pagoi asnjë lek, vila dhuratë për nderin që i bëri ndërtuesit. Dhe për ti mbyllur gojën edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendimin e njëanshëm, ndërhyn patriotja shkodrane e Aleksandër Gavoçit. Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, tregohet modeste, ndryshe nga gjykatësi Gjoni dhe shpërblehet me një apartament 150 metra katrorë në afersi të Fakultetit Juridik ku ende jeton e vetmuar vajza e saj beqare...

Kjo është nje nga qindra poshtërsitë që ka bërë duke abuzuar me ligjin gjykatësi Gjin Gjoni i cili si skuth frikacak e mëkatar koshient, për ti shpëtuar vettingut, ka marrë për 2 vjet lejen e lindjes të ritë vajzën e tij në Gjermani. Unë personalisht jam pranë banorëve që duan ti flakin në rrugë por njëkohesisht ndihem i fyer e i poshtëruar. Nuk arrij ta kuptoj sesi një vemje e pështirë e lindur në një kasolle në fshatin Fishtë të Lezhës, një palo burrë i keq ushqyer, i pa larë, në një familje me 12 frymë.

I lindur e i rritur në një familje të varfër ekonomikisht, shpirtërisht dhe mendërisht sot nëpërkëmb ligjin, kodet, kushtetutën, humanizmin. Ulëras përditë kur shoh e përjetoj sesi një brekë grisur, një shpirt grisur, një mendje pa nivelin bazik intelektual, një i keqarsimuar, një barktharë i konvertuar në materialist si Gjin Gjoni vret çdo ditë në sytë tanë bashëkjetesën, strehën, konventat, kodet, ajrin, ujin, stinët, pronat, natyrën. Ah mëkatar, je në borxhe me atdheun tim, me atdheun tonë! Në fotot ilustruese edhe vila e gjykatësit Gjin Gjoni e cila sot shitet pë vlerën e 1 milionë e 300 mijë eurove.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet