Bllokohet rruga Kukës-Shishtavec

Rruga Kukës-SHishavec është bllokuar ditën e sotme si pasojë e një rrëshqitje dheu. Prej disa orës ky aks është i pakalueshëm. Rënia e gurëve ka ardhur si pasojë e mungesës së rrjetës mbrojtëse. Gjithashtu koha e keqe me shi ka favorizuar përkeqësimin e situatës. Kjo është një situatë që ndodh shpesh në këtë aks sa herë që ka reshje. Nata e mbrëmshme qarku i Kukësit është pushtuar nga shiu dhe në male nga dëbora. Ndërkohë autoritetet po punojnë vazhdimisht për zhbllokimin e rrugës në mënyrë që qarkullimi të vijojë normalisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet