Paratë bashkive me borxhe do tu merren nga fondet e qeverisë

TIRANE - Tepelena, Kavaja, Kruja, Poliçani, Përmeti, Memaliaj, Rrogozhina, Divjaka dhe Fushë - Kruja janë bashkitë që kanë akumuluar më shumë borxhe ndaj shtetit. Drejtoria e tatimeve, nis mbledhjen e detyrimeve të prapambetura. Sipas Ministrisë së financave, janë mbi 10 njësi vendore në gjendje të vështirë financiare si rezultat i paaftësisë për të paguar detyrimet. Paratë do tu merren nga fondet që u jep Qeveria. Sipas burimeve nga Ministria e financave, Drejtoria e tatimeve i ka futur në listën e tatimpaguesve të këqinj dhe ka filluar të kërkojë shlyerjen. Detyrimet më të mëdha i kanë Ujësjellës - kanalizimet dhe OSHEE me mospagesën e kontributeve të punonjësve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet