Boshatiset Gjykata e Lartë, vetëm 7 anëtarë

Gjykata e lartë ka ngelur me shtatë anëtar, nga 19 që kishte gjithsej. Pas gjykatës Kushtetuese, ka qenë ajo e Larta të marrë një goditje të rëndë nga Vetting-u, duke mbetur me vetëm 7 anëtarë, nga 19 të përcaktuar me ligj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar mëngjesin e së martës dy anëtarë të saj, Tom Ndrecën dhe Admir Thanzën. Akuzat më të cilat u përball Gjyqtari Admir Thanza nisën nga deklarimi i rremë i pasurisë, te kontaktet e dyshimta me njerëz të lidhur me botën e krimit, te fshehja e një procedimi penal të nisur ndaj tij, e deri te një dënim për vjedhje në Itali, i zbuluar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Shkak për shkarkimin e Ndrecës u bënë problemet me pasurinë dhe mosdeklarimi i precedentëve penalë të kunatit të tij. Gjyqtarit iu desh të jepte sqarime edhe për disa llogari bankare të tijat, si dhe të familjarëve, për të cilat është shprehur se bëhet fjalë për lapsuse në plotësimin e vetëdeklarimit të pasurive.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet