Braçe, Voltana Ademi duhet të përballet me ligjin

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në shkollën “Shejnaze Juka”, ku një grup personash i vunë flakën KZAZ-së, duke dëmtuar materialet zgjedhore. Braçe shprehet se kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka shkelur ligjin dhe është njeriu që i ka bërë më shumë dëm Shkodrës në këto 30 vitet e fundit. Duke publikuar një urdhër të firmosur nga kryebashkiakja e PD, Braçe thekson se ajo e ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër, ndaj dhe sipas tij, duhet të përballet me ligjin. “Voltana Ademi është një keqbërëse! Voltana Ademi është një shkelëse e ligjit! Voltana Ademi është njeriu që i ka bërë dëm më shumë se kushdo tjetër Shkodrës në 30 vitet e fundit! Voltana Ademi po i vë zjarrin shkollave të Shkodrës! Shiheni urdhrin e saj! Lexojeni! Ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër dhe kërkon që aty të mos shkelin administratorët e zgjedhjeve, emëruar në detyrë në përputhje me ligjin e Kushtetutën! Pas këtij akti të saj, pason djegia e shkollave, e para shkolla “Shejnaze Juka. Voltana Ademi duhet të përballet me ligjin, bashkë me çdo barbar zjarrvënës, punonjës i saj apo i partisë së saj! Kurrë, kush nuk ka djegur shkolla në Shkodër, veç pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta që e bën këtë është Voltana Ademi dhe barbarët e saj”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet