Britania ka tregun më të madh të përdoruesve të drogës në Europë: tregu dominohet nga shqiptarët

Albanian Mafia, ndryshe krimi i organizuar shqiptar (Mafia Shqiptare) kontrollon tregun e kokainës në Britaninë e madhe, shkruan the Mirror. "Tregu 5 miliardë paund i kokainës në Britani është i dominuar nga mafia shqiptare, thonë ekspertët", citohet. Shqiptarët kapën kontrollin e tregut të drogës në Britani dhe bënë marëveshje me tregtarët e shumicës, negociuan direkt me kolumbianët. Më pas ata ulën çmimin dhe rritën pastërtinë e drogës në treg. Britania e madhe tani ka numrin më të madh të përdoruesve të vegjël të kokainës në Europë. Në shkrim përmendet “Hellbanianz”, bandë famëkeqe që bën ligjin në lagjen Gascoigne në Barking, East London. Një gazetar shkoi në këtë lagje dhe dëshmoi se anëtarët nuk janë fëmijë por rreth të 20tave. Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë dhe kanë ngjitur shkallët e ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet