Bruçaj dënon sulmet e Brukselit, skanë lidhje me fenë islame

Kryetari i komunitetit mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj, ka dënuar ashpër sulmet terroriste të Belgjikës. Në vizitën e zhvilluar në Kryegjyshatën botërore të bektashinjve me rastin e festës së ‘Novruzit’, kreu i komunitetit mysliman, theksoi se feja që ai përfaqëson e ka dënuar në mënyrë të vazhdueshme terrorizmin. Sipas tij, nëse njerëzit e lidhin fenë me terrorizmin, do tu bëjnë qejfin atyre që kanë kryer këto akte. Bruçaj ka mallkuar terroristët e ngjarjeve në Bruksel dhe është lutur për paqe. “Mallkuar qoftë terrori dhe terroristët në Bruksel e kudo që ndodhen. I lutem zotit të sjellë paqe kudo në botë dhe shpresoj që siç është kjo ditë Novruzi ditë e re, le të jetë për gjithë njerëzimin një ditë e re me paqe”, ka thënë Bruçaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet