Bullgaria e gatshme për asistencë dhe solidaritet

“Fundi i nëntorit 2019 solli një ngjarje tragjike në Shqipëri, por kjo na ka bashkuar edhe më shumë në punën tonë për asistencë e solidaritet dhe Bullgaria vazhdon të jetë e gatshme që të ndihmojë miqtë e saj”, deklaroi sot në Tiranë, zv/ministri i Turizmit në Bullgari, Lyuben Kanchev. Në fjalën e tij në samitin ndërkombëtar “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, Kanchev tha se “Shqipëria bën pjesë në Ballkanin Perëndimor dhe si e tillë është një partner strategjik me të cilin ne shpresojmë që t’i vijojmë marrëdhëniet tona në bazë të përfitimeve reciproke për dy popujt miq. Shqipëria dhe Bullgaria kanë një numër të madh ngjashmërish në kulturë dhe në jetë. Të dyja vendet ndajnë një trashëgimi kulturore të përbashkët që nga lashtësia me cilësi të tilla si mikpritja e banorëve p.sh”, tha ai. Zv/ministri i Turizmit të Bullgarisë tha se “shpreson se rritja e shkëmbimeve turistike mes Shqipërisë dhe Bullgrisë do të vijojë edhe në të ardhmen”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet