Burg për Alban Voglin, presidentin e Kastriotit që rrahu gazetarin sportiv

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për Alban Voglin, Presidentin e ekipit të “Kastriotit”. Kërkesa ka ardhur, pasi Vogli akuzohet se goditi gazetarin sportiv të telesportit, Eduard Ilnica për shkak të detyrës.

Alban Vogli është arrestua gjatë ditës së djeshme, pas dëshmisë së gazetarit të sportit i cili tregoi momentet e tmerrit që kishte përjetuar mbrëmjen e 9 majit 2016 pranë një lokali në rrugën “Muhamet Gjoshella” në Tiranë. Gazetari sportiv Ilnica tha se kishte bërë rezistencë për të mos u futur në makinën e grupit të personave që udhëhiqeshin nga Alban Vogli ku kishte frikë se edhe mund të eliminohej fizikisht.

“Ishin një grup prej 4-5 vetësh. Sapo e pashë Alban Voglin e njoha sepse kisha bërë montazhin e videos për dhunën në stadium. Donin të më fusnin me zor në Tuareg, por jam mbajtur fort pas një makine të vjetër. Ata për dy minuta kanë qëlluar brutalisht ndaj meje, ndërkohë që unë po rezistoja për të mos hyrë në makinë. Mendova më të keqen. Ata po më masakrojnë këtu imagjino çfarë mund të më ndodhë brenda në makinë. Mendova se po të më fusnin aty mbase do të më eliminonin fizikisht”, ka thënë gazetari për mediat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet