Burg përjetë 'Tony Montanës' shqiptar nga drejtësia britanike

Nga Arben MANAJ - Londër

Gjykata Qendrore Penale në Britani ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Mane Driza, që përdorte emrin Sokol Drenova, për vrasjen makabre të bashkëkombasit të tij, 23-vjeçarit Stefan Bledar Mone, në qershor të vitit 1999 në “Wembley” të Londrës.

Mane Driza i cili përdorte si peudonim emrin “Tony Montana” si ai i aktorit amerikan Al Pacino, do të kthehet në Itali për të vuajtur dënimin me 30 vjet burg deri në vitin 2026 për vrasjet e kryera në Siçili dhe më pas do të rrikthehet në Britaninë e Madhe ku gjykata ka vendosur që ai të vuajë minimalisht deri në 20 vjet në burgjet angleze për vrasjen e tij të pestë.

Viktima e tij i cili priste që shumë shpejt të bëhej baba, është masakruar me 120 goditje me thikë vetëm për një unazë martese, ndërsa prokuroria në procesin gjyqësor deklaroi si akuzuari është një vrasës me pagesë. Pas kësaj vrasjeje, Mane Driza nisi një seri vrasjesh të tjera nëpër Europë. Ai tashmë 41 vjeç, mbërriti për herë të parë në Angli në moshën 17 vjeçare pasi kishte vrarë babë e bir Elmaz dhe Lëvdosh Kanani në fshatin Pishar kur jetonte në Shqipëri dhe pikërisht për këtë krim ai është dënuar me 25 vjet burg në mungesë.

Pas vrasjes në Wembley të londrës, Mane Driza u arratis vetëm disa orë duke u munduar të arratiset drejt milanos nga aeroporti Stanset i londërs, ku në Siçili vrau dy shqiptarë të tjerë Artan Maskaj dhe Albert Bushaj në një bar në Catania vetëm 6 muaj më vonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet