Burgu i Reçit do të hapet brenda muajit, kapacitet prej 750 personash

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka lajmëruar se brenda këtij muaji do të hapet burgu i ri i Reçit në Shkodër. Ky burg ka një kapacitet prej 750 personash dhe financohet nga fondet e BE dhe pjesërisht nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, ministrja Gjonaj ka theksuar se rreth 130 punonjës të policisë së burgjeve janë të përfshirë në rekorde penale dhe ndaj tyre ka nisur procedimi disiplinor.

“Nga një vlerësim që është bërë me drejtorinë e Burgjeve ka rezultuar që rreth 130 punonjës të policisë së burgjeve kanë qenë me rekorde penale, për të cilët njëkohësisht ka filluar një procedim disiplinor për të parë nëse ata mund të qëndrojnë apo duhet të largohen. Në rast se nuk merren këto masa për këtë staf të rëndësishëm do të jetë e pamundur funksionimi normal dhe përgjegjeshmërisë brena këtyre institucioneve.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet