Buxheti, pas tërmetit ka ndryshime

Buxheti i shtetit pëson ndryshime pas dëmeve të tërmetit. Lajmin e dha Ministrja e financave Anila Denaj, e cila foli për një rishikim të buxhetit dhe zhvendosje të fondeve të cilat ishin vendosur për projekte specifike. Tani do të kalojnë për rikuperimin e situatës që shkaktoi tërmeti. “Po rishikojmë nga fillimi buxhetet 2019 dhe 2020. Disa projekte mund të shtyhen me një vit. Do të ketë shkurtime të shpenzimeve për vitin 2020. Fondet për disa projekte do të kalojnë për rindërtimin e banesave”, tha Denaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet