COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.

Sipas njoftimit zyrtar, 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet