COVID-19/Shehu: Të shfrytëzohen të gjithë laboratorët e vendit për më shumë teste

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu tha sot se duhen shfrytëzuar të gjithë laboratorët e vendit për të bërë më shumë teste sipas kërkesë së OBSH-së.

Shehu shprehet se “sipas direktivave te OBSH duhet një strategji agresive, aktive e direkte kundër virusit, duke filluar me testim horizontal. Identifikimi i çdo rasti ngel detyra e madhe, që krijon me tej mundësi për mjekim, izolim e gjallërim social e ekonomik. Strukturat shtetërore laboratorike duke përqendruar të gjithë barrën në Tirane, definitivisht nuk mund ta përballojnë këtë domosdoshmëri”.

Shehu thekson se mund të bëhen diagnostikime të thjeshta jashtë tamponëve.

“Në këto kushte duhet shfrytëzuar menjëherë ai rrjet i tërë laboratorësh me nivel, tashme në mbarë vendin. Kolege, menaxhere të tyre, ju mund të jeni “pionieret” e depistimit horizontal; për këtë ju mund të bëheni iniciatorët e futjes së metodave të tjera diagnostikimi të thjeshta edhe jashtë “tamponeve”, të shpejta, të lira, që mund t’i realizoni në të gjithë territorin, më pak përpjekje e investim fillestar”, tha ai.

Shehu shton se “në radhë të parë e kam fjalën për metodat imunokromatografike, për të cilat sot po flitet shumë, mjaft vende po i aplikojnë masivisht me sukses, të tjerë po i studiojnë me shpejtësi, edhe për të përcaktuar imunizimin e popullsisë me tej. Qartësisht edhe kjo metodë nuk mund të realizoje objektivat e një kërkimi horizontal, nëse përsëri si ”tamponi” do të ngelë monopol vetëm i Tiranës”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet