Ceremonia e Krishtlindjes: më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor

TIRANË - Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni. Pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, mesha u drejtua nga Monsinjor George Frendo. Mesha u çel me lutje për shpirtin e imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga jeta më 7 dhjetor pas goditjes nga një hemoragji cerebrale.

Ndersa ne Kishen Ortodokse mesha po drejtohet nga kryepeshkopi Janullatos. “Kërkojmë falje për mëkatet tona” është lutja kryesore e besimtarëve të krishterë që i drejtohen birit të Perëndisë. Atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur që në fillim të muajit dhjetor, ku në datën 6, besimtarët e krishterë kanë vendosur nëpër shtëpitë e tyre pemën e krishtlindjeve me zbukurimet e saj.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishtefoto kisha (4)rët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia e ka zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Bethlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj, Jozefi, po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret.

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, krerët e besimeve fetare kanë uruar edhe këtë 25 dhjetor të gjithë shqiptarët. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, e ka ndarë urimin e tij me shqiptarët në gjuhën shqipe.

“Vëllezër dhe motra, le të lutemi që Perëndia të na japë fuqi që të mos përkulemi dhe që të mos jepemi nga hidhërimet, vuajtjet në rrugën tonë dhe le të na dhurojë hirin e tij që sprovat tona të transformohen në pjekuri shpirtërore. Krishtlindje të bekuara dhe një vit të ri krijues për shumë vjet,” ishte urimi i Janullatosit.

Edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes duke apeluar se eshte koha kur duhet t’i kushtohet më shumfoto kishaë vëmendje dinjiteti njerëzor.

Në urimin e tij, Massafra tha se kjo është koha kur duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor.

“Urimi që ju drejtoj të gjithëve është ta jetojmë këtë festë si rast të volitshëm për të rizbuluar dinjitetin tonë si krijesa të dashura prej krijuesit dhe për t’i kthyer të njëjtin dinjitet të afërmit tonë. T’i kushtojmë më shumë vëmendje dinjitetit njerëzor sepse nëse Hyji na ka kthyer dinjitetin tonë edhe ne duhet ta vlerësojmë dinjitetin e të afërmve tanë. Kjo do të thotë të punojmë për të zhdukur padrejtësitë e çfarëdolloji, të bëjmë çdo përpjekje për të pakësuar varfërinë materiale e sidomos atë kulturore. Të dimë të kërkojmë falje dhe të falim fyerjet e pësuara. Vetëm kështu do ta vlerësojmë dinjitetin tonë dhe atë të të tjerëve,” tha Imzot Angelo Massafra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet